Flash

‘Bomba’ e FBI për hetime, Hillary Clinton thyen heshtjen

Lapsi.al 29 October 2016
‘Bomba’ e FBI për hetime, Hillary Clinton thyen heshtjen

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton thyen heshtjen një ditë pasi FBI-ja njoftoi rihapjen e hetimit për përdorimin e një emaili privat ndërkohë që shërbente si Sekretare Shteti. Një nga levat ku po mbështeten kundërshtarët e saj në këtë fushatë.

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se është e sigurt se hetimi i ri i agjencisë FBI për emailat e saj, nuk do ta ndryshoj konkludimin e parë, që ajo të mos akuzohet.

“Populli amerikan meriton t’i ketë menjëherë faktet e plota dhe komplete”, tha mbrëmë vonë, Hillary Clitnon.

Ajo ka kërkuar nga agjencia FBI që “ta shpjegoje këtë çështje, pavarësisht se çka është ajo, pa vonesë”.

Hetuesit federalë thanë se ata do të zhvillojnë hetime për emailat e rinj që janë paraqitur lidhur me përdorimin e serverit privat të emailit.

i bërë nga drejtori i agjencisë FBI, James Comey, në një letër dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, e ka shtuar paqartësinë në fushatën presidenciale amerikane, më pak se dy javë para ditë së zgjedhjeve.

Tashmë FBI ka zhvilluar hetime nëse përdorimi i serverit privat nga ana e zonjës Clinton, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, ka mundur të ketë pasoja në çështjen e informatave sekrete.

Në muajin korrik të këtij viti, Comey tha se hetuesit nuk kanë gjetur asgjë ilegale, por e ka kritikuar Clinton për vlerësim të gabuar. Aso kohe Clinton pati kërkuar falje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI