Flash

Incidenti/ Pranë përplasjes një avion rus me një amerikan

Lapsi.al 28 October 2016
Incidenti/ Pranë përplasjes një avion rus me një amerikan

Një avion amerikan dhe një rus për pak sa nuk janë përplasur në qiellin e Sirisë. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë amerikanë të ushtrisë. Ngjarja ka ndodhur në datën 17 tetor në orët e vona të natës. Lejtnant General Jeffrey Harrigian, komandant i forcave amerikane konfirmoi lajmin për AFP. “Një aeroplanmbajtëse amerikane ndodhej në zonë, por edhe avionë rusë kanë qenë aty” – tha ai duke shtuar se “nëse palët do të punonin më ngushtë së bashku ajo situatë mund të ishte shmangur”. Të dy avionët kanë qenë duke fluturuar pa drita. Një ushtarak amerikan që ndodhen në një nga avionët tha se kishte ndier turbulenca për shkak të afërsisë së avionit tjetër. “Ishte aq afër sa ndiem edhe lëvizjen e ajrit, prej tij” –tha ky zyrtar. Mes SHBA, NATO dhe Rusisë në krahun tjetër janë tensionuar së tepërmi marrëdhëniet kohët e fundit. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI