Flash

Kush i ngriti topin Ramës?

Lapsi.al 27 October 2016
Kush i ngriti topin Ramës?

Prej kohesh, Edi Rama, nuk ish parë të shkëlqente në një studio televizive, ashtu si në ditët e tij më të mira të kohëve kur nuk i duhej të përballej me akuzat për gënjeshtrat, mashtrimin dhe vjedhjen.

Kjo i ka ndodhur të enjeten në mbrëmje, në emisionin “Zona e Debatit” të Baton Haxhiut, kur ai u vu përballë një grupi gazetarësh dhe përfaqësuesish të opinionit publik.

Ashtu sikurse pritej, pjesa më e madhe e debatit u vërtit rreth marëdhënieve Tiranë- Prishtinë dhe vizitës së fundit të kryeministrit shqiptar në Serbi.

Por, nga pyetje - përgjigjet për këtë temë, që zgjatën më shumë sesa një orë, rezultoi se e gjithë furtuna se Rama kishte tradhëtuar Kosovën në Beograd, ishte një stuhi në gotë.

Akuzat se ai kishte folur në emër të Kosovës, se e kishte përmendur rrugën Durrës- Nish duke anashkaluar shtetin tjetër të shqiptarëve, se po i krijonte lehtësi Serbisë duke thënë se Tirana nuk ka probleme me të, për këdo që ndoqi debatin, u fashitën njëra pas tjetrës.

Për fat të keq, sejcila nga tezat e pompuara në ditët e fundit u shua në mënyrë qesharake.

Natyrisht, për këtë, nuk kishin faj as gazetarët dhe as përfaqësuesit e opinionit publik që debatuan me Ramën në Klan Kosova. Në një farë mënyre ata kishin mbi shpinë detyrën e vështirë për ta përballur kryeministrin e Shqipërisë me të gjitha shigjetimet që ishin artikuluar nga politikanët dhe media.

Dështimi në studio nuk qe i tyri, por i mendësisë që përcollën aty.

Në fakt kushdo që e ka ndjekur me vëmendje përplasjen e ditëve të fundit, për “tradhëtinë e Ramës në Beograd”, e ka pasur të qartë se ajo ishte fallco.

Ai qe së pari një debat i nxitur nga njerëzit e presidentit Thaçi, që kërkon monopolin në mardhëniet me Serbinë, si një urë e sigurtë për mbijetesën e tij politike.

Ai qe së dyti një sherr pa shkak, i një kaste drejt zvetnimit në Prishtinë, që për të mbuluar dështimin e saj, po i fryn borive të një identiteti të ri kosovar dhe ndasive artificiale me Tiranën.

Së treti, këto argumenta i importuan nga Prishtina, kundërshrët profesionistë të Ramës brenda Shqipërisë dhe i shumfishuan ato me shpresën se kishin gjetur një kauzë më shumë kundër armikut të tyre të përhershëm.

Dhe kjo fortunë arriti të vërtitej për disa ditë në trojet shqiptare.

Por, këtë të enjte, kur ajo u përball me targetin e saj, në “Zona e Debatit”, ajo rezultoi e shtirë, qesharake dhe provinciale.

Në vend që ta dëmtonin, ata që ishin përballë Ramës, e ndihmuan atë duke e nxjerrë normal përballë absurditetit, të matur përballë histerisë, modern, përballë mendësissë së shekullit të shkuar.

Natyrisht, të mos nxitohemi, këto epitete nuk kanë asgjë të përbashkët me kryeministrin real të Shqipërisë, me pushtetin e tij delirant, kleptokrat dhe të kriminalizuar.

Por, ato janë dëshmia më e qartë se çfarë ndodh kur dikujt i jep privilegjin ta sulmosh me akuza fallco, si ato që u përpunuan nga zyrtarët xhelozë të Prishtinës dhe nga idiotët e pafajshëm të identitetit Kosovar.

Ata së bashku i dhanë Ramës luksin e përballjes me një fabul haluçinante të cilën mund ta zhbëje dhe qesharakëzoje kollaj. Prandaj ai, këtë të enjte në Klan Kosova, u duk sikur pati një performancë që nuk ia shohim prej kohësh. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Ku gaboi Rama në Beograd

Çfarë fundjave! Duket se analistët, por edhe banalistët dhe kalemxhinjtë e Tiranës dhe Prishtinës nuk dolën as në...

10:42

Nuk ka komb kosovar!

Zbuluesit dhe promovuesit e ‘kombit kosovar’ nisen nga nje keqperkthim, ose perkthim preferencial te reduktuar te nocioneve perendimore te fjaleve ‘nation’ dhe ...

07:40

Ku nuk jam dakord me Blushin?

Ben Blushi na kish bërë me dije me anë të një shkrimi, lidhur me vendimin që kish marrë, por dje i dha një formë &l...

09:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI