Flash

VIDEO/ Fitojnë Juventus, Roma dhe Napoli, ja si duket renditja e Serie A

Lapsi.al 26 October 2016
VIDEO/ Fitojnë Juventus, Roma dhe Napoli, ja si duket renditja e Serie A

Juventusi është kthyer te fitorja pas humbjes në derbi nga Milani. “Zonja e vjetër” fitoi me rezultatin 4-1 kundër Sampdorias për të mbajtur vendin e liderit në tabelën e Serie A. Për bardhezinjtë shënuan Mario Mandzukic (4’), Giorgio Chiellini (9′ dhe (87’) dhe Miralem Pjanic (65’). Për miqtë shkurtoi Patrik Schick (57’).

Edhe Roma ka shënuar një fitore të rëndëishme ne fushën e Sassuolos me rezultatin 3-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Paolo Cannavaro (12). Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, por në të dytën Roma shënoi 3 herë me  Dzeko (57’ dhe 76’) dhe Nainggolan (78’).

Napoli gjithashtu u kthye te fitorja duke mundur në shtëpi 2-0 Empolin. Golat u shënuan nga Mertens (51’) dhe Chiriches (81’).

Tani renditja kryesohet sërish nga Juventus me 24 pikë e ndjekur nga Roma me 22 pikë. Në vend të tretë u ngjit Napoli me 20 pikë duke zbritur një vend më poshtë Milanin me 19 pikë.    

Të këshilluara

VIDEO/ Genoa trondit Milanin

Genoa ka kaluar në epërsi që në minutën e 12-të në përballjen me Milanin për javën e 10-të të Serie ...

19:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI