Flash

Lajmi i mirë/ Skaneri i kokës e nxjerr të shëndetshëm Abrashin

Lapsi.al 26 October 2016
Lajmi i mirë/ Skaneri i kokës e nxjerr të shëndetshëm

Lajme të mira nga Gjermania për Amir Abrashin. Skaneri i kryer në kokë, konfirmoi gjendjen e mirë shëndetësore të mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Abrashi u lëndua në stërvitje, pasi u përplas në shtyllën e njërës portë me kokë dhe stafi mjekësor i Freiburg mori masa, duke e lënë pushim dhe lojtari iu nënshtrua kontrolleve të specializuara për të kuptuar nëse ai episod i kishte shkaktuar ndonjë traumë të mundshme, shkruan Supersport.

Klubi i Freiburg njoftoi se “skaneri nuk evidentoi asnjë dëmtim në kokën emesfushorit”. Zyrtarët e skuadrës së Bundesligës bën gjithashtu të ditur se “së shpejti mesfushori shqiptar do të kthehet në stërvitje, megjithatë ende nuk është përcaktuar një datë e saktë”.

Diagnoza se gjakovari gëzon shëndet të plot është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, me mesfushorin që pritet të vihet në dispozicion të skuadrës, për sfidën e 12 Nëntorit kundër Izraelit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të këshilluara

VIDEO/ Genoa trondit Milanin

Genoa ka kaluar në epërsi që në minutën e 12-të në përballjen me Milanin për javën e 10-të të Serie ...

19:31

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI