Flash

E mbani në dorë po a e dini se çfarë do të thotë emri "Samsung"?

Lapsi.al 26 October 2016
E mbani në dorë po a e dini se çfarë do të thotë

Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë, dhe derisa ajo është, duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është te "Galaxy S6" dhe "Galaxy S6 Edge", telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë "Samsung"? Pasi nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit "Samsung" është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën "Samsung" në gjuhën shqipe do të thotë "tre yje", emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë "Samsung", Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, transmeton.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri "tre" me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri "tre" është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga "Samsung" brenda viteve të fundit. Megjithatë, për t`u bërë një "bishë" vërtet edhe më madhështore, duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur "Galaxy S6" dhe "Galaxy S6 Edge" mund të jenë ata, që do të vendosin për fatin e kompanisë. /itshqip.com/

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI