Flash

De Biasi: Nëse më telefonojnë nga Inter...

Lapsi.al 26 October 2016
De Biasi: Nëse më telefonojnë nga Inter...

Gianni De Biasi po vijon punën me Kombëtaren në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Trajneri italian, por që ka edhe pasaportën shqiptare është përmendur vazhdimisht që mund të largohet para kohë nga Shqipëria.

Pak ditë më parë gazetari Ivan Zazzaroni e cilësoi si të duhurin për stolin e Inter, që po kalon kohë të vështira nën drejtimin e Frank De Boer.

Për këtë çështje Gianni De Biasi është pyetur nga mediat në Itali. E përditshmja “Il Messagero Veneto” e intervistoi trajnerin e Shqipërisë, duke prekur dhe temën Inter dhe nëse telefonohej nga drejtuesit e klubit zikaltër.

De Biasi është treguar i gatshëm që të përgjigjej dhe të diskutonte. 60-vjeçari i cili është në krye të stolit të Shqipërisë prej dhjetorit të 2011 është përfolur për oferta të vazhdueshme në drejtim të tij.

Gianni De Biasi është treguar i hapur edhe pse pranon që do të respketojë marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit. /klan/

Të këshilluara

VIDEO/ Genoa trondit Milanin

Genoa ka kaluar në epërsi që në minutën e 12-të në përballjen me Milanin për javën e 10-të të Serie ...

19:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI