Flash

Arrestohet vajza afgane me sy jeshilë (FOTO)

Lapsi.al 26 October 2016
Arrestohet vajza afgane me sy jeshilë (FOTO)

Një vajzë afgane, e bërë e njohur në mbarë botën për shfaqjen në kopertinën e revistës “National Georgraphic”, prej nga mori emrin “afgania me sy jeshilë”, është arrestuar në Pakistan.

Sharbat Gula, e fotografuar nga Steve McCurry në vitin 1985, është arrestuar për posedim dokumentash të falsifikuara dhe rrezikon të përballet me 14 vjet burg.

Autoritetet pakistaneze deklaruan se arrestimi ka ardhur pas një hetimi dyvjeçar të Agjencisë Hetimore Federale në Peshauar, pranë kufirit afgan, kundër falsifikimit të dokumentave.

Sipas mediave ndërkombëtare, Gula kishte aplikuar për një kartë identiteti në prill të vitit 2014, duke përdorur emrin Sharbat Bibi.

Ajo është një nga disa mijëra refugjatët afganë që jetojnë në Pakistan, tek të cilët numërohen raste të shumta përpjekjesh për të manipuluar sistemin kompjuterik.

Një zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Regjistrimit të të Dhënave ka deklaruar se, hetuesit federalë kanë shpallur në kërkim 3 funksionarë të këtij institucioni, të cilët i kanë dhënë dokumentin e falsifikuar vajzës.

Ndërkohë, burime të tjera deklarojnë se dokumentet nuk ishin për Gula, por për dy meshkuj që thuhet se janë fëmijët e saj. Gjithsesi, autoritetet thonë se kjo është një praktikë e zakonshme e emigrantëve.

Image result for Sharbat Gula,

Image result for Sharbat Gula,

Image result for Sharbat Gula,

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI