Flash

Reportazh i Euronews/ Në Shqipëri, “Fshihu ose do të vritesh” (VIDEO)

Lapsi.al 25 October 2016
Reportazh i Euronews/ Në Shqipëri, “Fshihu ose do të

Në Shqipëri, një nga shtetet e Ballkanit është duke pritur për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian, por Liljana Luani është në një mision. Mësuesja 56-vjeçare udhëton në kodrat veriore ku shumica e njerëzve, madje edhe të policisë kanë frikë të shkelin.

Ajo shkon atje për të gjetur fëmijët e fshehur, një brez i bllokuar në një traditë shekullore të gjakmarrjes mes familjeve fqinje.

Këto vrasje  të konsideruara vrasje nderi janë zhdukur në masë të madhe  që gjatë 45 viteve të sundimi komunist të vendit. Por ato janë ringjallur në disa zona të largëta, ku sundimi i ligjit është i dobët dhe armët e paligjshme janë me bollëk.

Luani shkoi në një shtëpi ku një nënë 40-vjeçare jeton me tre djemtë e saj adoleshentë. Bashkëshorti i gruas është në burg dhe ata jetojnë të fshehur në shtëpi, për shkak se djemtë mund të vriten për shkak të hakmarrjes, nëse ata thjesht dalin jashtë.

Mësuesja Liljana shkon atje për të mësuar të voglin, me shpresën se do ta ndihmojë për ta shpëtuar nga frika dhe dhuna.

“Kjo është ajo që më shtyn mua të shkoj derë më derë për të vizituar fëmijët që kanë problem me gjakmarrjen. Unë jetoj me vuajtjet e tyre, me dhimbjet e tyre, me dhimbjet e familjeve të tyre dhe tani jam e përfshirë shumë emocionalisht”, thotë Liljana.

Është vlerësuar se disa njerëz duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël janë të bllokuar nga hakmarrjet e përgjakshme të Shqipërisë.

Identitetet e fëmijëve nuk mund të shfaqen për shkak të frikës se do të gjenden të vrarë. Sipas një kod sjelljeje që daton në shekullin e 15, i njohur si Kanuni, vetëm burrat dhe djemtë mund të jenë në shënjestër, ose thënë ndryshe për tu hakmarrë për to apo për të afërmit e tyre.

Kjo mund të ndodhë kudo, po jo brenda shtëpisë së familjes.

Liljana kujton se si një nxënësit e saj u vra në një pritë në rrugën e tij për të shkuar në shkollë.

“Kanë kaluar dy vjet që kur ai u vra, ishte një adoleshent, unë kurrë nuk do ta harroj atë fëmijë”, thotë ajo duke shtuar “Unë ende e dëgjoj zërin e tij dhe qeshjen e tij në korridoret e shkollës, kur unë i pushpurisja flokët për tja rregulluar, kurrë nuk do ta harroj. Kjo fatkeqësi nuk e kurseu atë, gjakmarrja i mori jetën”.

Një  debat aksidental apo një mosmarrëveshje për tokën mund të jetë e mjaftueshme për të filluar një cikël për vrasje e cila përfshin gjithë djemtë dhe burrat e fisit. Ka pasur raste kur fise të tëra janë shfarosur. Por Liljana shpreson të ndryshojnë këtë mentalitet, edhe pse është shumë e vështirë për vetë faktin se ka ekzistuar dhe ekziston prej vitesh.

“Mendoj se për këtë brez  arsimi i fortë është një armë shumë e fortë për të ndaluar fenomenin e gjakmarrjes”, thotë Liljana Luani.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI