Flash

Profil i “Gazzetta dello Sport”/ “Berisha merr në heshtje çelësat e Bergamos”

Lapsi.al 25 October 2016
Profil i “Gazzetta dello Sport”/ “Berisha merr në heshtje

I blerë në minutat e fundit të merkatos nga Lazio, Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare, po vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të Atalantas. “Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të titulluar “Berisha merr në heshtje çelësat e Bergamos”.

Pa zhurmë, ashtu siç mbylli transferimin e tij nga Lacio te Atalanta, Etrit Berisha fitoi sërish rolin e protagonistit në Serinë A. Një revansh personal ndaj klubit lacial që nuk i lejoi hapësirat që kërkonte, por edhe një zgjedhje e gjetur që i lejon portierit të kombëtares shqiptare të luajë me vazhdimësi dhe në nivele të larta.

Fitorja e fundit me Interin i takon edhe atij që bëri disa ndërhyrje vendimtare. Berisha, shqiptari i heshtur erdhi tek Atalanta si zgjidhje e largimit të përfolur të Sportiellos, i cili gjithsesi mbeti numri një i formacionit titullar.

Në një moment që Etriti u aktivizua që nga minuta e parë, u bë i paprekshëm. Që nga dita e parë, Berisha ka punuar fort edhe pse dukej se do të ishte portieri i dytë, ashtu siç i kish ndodhur edhe me Lazion.

Në shkrimin e “Gazzetta Dello Sport” thuhet se Berisha nuk pretendoi asgjë, por me punë rrëmbeu çelësat e portës së Atalantas. Ndeshja e parë në Cagliari, ku skuadra humbi, por ai u paraqit mjaft mirë. Hap pas hapi Berisha tregoi se nuk po gabonte, duke u shfaqur vendimtar atëherë kur duhet.

Edhe për meritë të tij Atalanta tashmë konsiderohet një skuadër e vështirë nga ekipet e mëdha të Serie A. Ka marrë 10 pikë në katër ndeshje dhe ka pësuar vetëm dy gola, duke e ruajtur rrjetën të paprekur për 234 minuta deri në golin e Eder. “Gazzetta” thotë se tashmë, Berisha i heshtur ka bërë futbollin italian ta harrojë paraardhësin e tij.

Të gjitha këto shifra sipas të përditshmes italiane e kanë bërë Etrit Berishën një nga transferimet më të goditura të merkatos dhe një siguri më shumë për Atalantën dhe trajnerin Gasperini.

Ishte pikërisht ky i fundit që i besoi menjëherë rolin e titullarit dhe ashtu siç shkruan “La Gazzetta Dello Sport”, Etrit Berisha si gjithmonë me qetësinë që e karakterizon ka bërë që trajneri i tij të mos zhgënjehet. 

e ruajtur rrjetën të paprekur për 234 minuta deri në golin e Eder. “Gazzetta” thotë se tashmë, Berisha i heshtur ka bërë futbollin italian ta harrojë paraardhësin e tij.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI