Flash

Investigimi i L'Equipe: PSG përpak e bleu Neymarin gjatë verës (shifrat)

Lapsi.al 25 October 2016
Investigimi i L'Equipe: PSG përpak e bleu Neymarin gjatë

Transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint Germain, gjatë verës që shkoi, ishe pranë finalizimit. Babai i Neymarit dhe presidenti i ekipit parisien, Nasser Al-Khelaifi ishin takuar dy here, një herë në San Paolo dhe një herë në Ibiza shkruan e përditshmja franceze L'Equipe që i ka kushtuar sot faqen e saj të parë kësaj historie.

PSG ishte e gatshme t’i paguante Barcelonps 190 milionë euro për kartonin e Neymarit, derisa këtij të fundit i kishte premtuar një pagë prej 35 milion euro në vit. Por, marrëveshja dështoi pasi babai i Neymarit i kërkoi presidentit Khelaifit që t’ia shlyejë brazilianit edhe borxhin tatimor prej 45 milion eurosh. Kjo kërkesë ishte e pa papranueshme për Nasser Al-Khelaifi. 

Neymar, i cili javën e shkuar firmosi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, ishte përzgjedhur nga drejtuesit e kampionëve të Francës si ylli i ri i skuadrës pas largimit të Zlatan Ibrahimovic.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI