Flash

Elseid Hysaj del nga "errësira" e ndeshjeve të fundit (VIDEO)

Lapsi.al 23 October 2016
Elseid Hysaj del nga "errësira" e ndeshjeve të fundit

Napoli i Elseid Hysaj bëri një paraqitje të mirë këtë të diel duke fituar 2-1 përballë një kundërshtari modest si Crotone. Mbrojtësi shqiptar zuri vendin e titullarit në krahun e djathtë duke bërë një paraqitje më të mirë se ato të ndeshjeve të fundit. Hysaj është vlerësuar përgjithësisht me notën 6 dhe në disa raste me 6.5.

“La Repubblica” i jep notën 6 ndërsa nënvizon se “e komplikoi disa herë çështjen me disa ndërhyrje duke rrëshqitur, por në përgjithësi bërë një ndeshje me pak gabime”.

“Eurosport” gjithashtu i jep notën 6 duke nënvizuar se "ende pa mbetur skuadra me karton të kuq ishte një faktor në krahun e djathtë", citon lapsi.al.

“Il napolista”, një portal mjaft “i hidhur” për vlerësimet e skuadrës i jep një vlerësim mjaft të mirë 6.5 duke shkruar: “Një dyshe e mirë kur Allan shërbente për Hamsik. Mirë, shumë mirë duke e krahasuar me ndeshjet e fundit. E mori krahun më shumë se një herë”.

Të tjera media i japin notën 6.5 duke shkruar: “Hysaj ngrihet pas disa paraqitjeve skarco. Fillimisht bën edhe rolin e propozuesit të aksioneve ndërsa më pas tërhiqet duke bërë “rojtarin” e krahut të djathtë. Paraqitja e mirë duket si një ilaç i mirë në një moment të vështirë”. E mbyllim me “SoloNapoli” që e vlerëson gjithashtu me 6 duke shkruar: “Gjen bluzën e titullarit në një ndeshje me shumë dritë hije. Më mirë në pjesën e dytë se në të parën”. /lapsi.al./

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI