Flash

Pritet të shpërthejë vullkani më i madh në Japoni

Lapsi.al 22 October 2016
Pritet të shpërthejë vullkani më i madh në Japoni

Gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen vitin e ardhshëm nëpër shkollat turke si lëndë zgjedhore.

Programi dhe materialet e lëndës së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya, raporton Anadolu Agency.

 

Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, dr. Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në sallën e mbledhjeve të rektoratit të Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipja dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.

 

Ai ka theksuar se kurrikula dhe materialet e mësimit për të dyja gjuhët do të përgatiten nga Universiteti Trakya. “Ne gjuhën boshnjake dhe atë shqipe nuk e vërejmë si një gjuhë të huaj, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët. Në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen 6 mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që edhe fëmijët tanë të mund t’iu shprehin atyre ‘dobri dosli’. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”, tha ai.

 

Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, dr. Erhan Tabakoğlu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenar që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve.

 

Ndërsa më pas protokolli është nënshkruar nga Gençoğlu dhe Tabakoğlu.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI