Flash

Moviola/ Goli i Juventusit ndaj Milanit ishte i rregullt (VIDEO)

Lapsi.al 22 October 2016
Moviola/ Goli i Juventusit ndaj Milanit ishte i rregullt (VIDEO)

Ishte një moment mjaft i dyshimtë ai që ndodhi në minutën e 36-të në ndeshjen Milan – Juventus. Do të diskutohet gjatë goli i anuluar i Miralem Pjanic. Ai bëri një goditje perfekte gjatë një goditjeje dënimi. Askush nuk e preku topin që përfundoi pas krahëve të Donnarumma. Arbitri Rizzoli fillimisht  konsideroi golin të rregullit, por dy minuta më pas e anuloi atë pas protestave të kuqezinjve dhe komunikimit me asistentët.

Motivi i anulimit të golit ishte pozicioni i Benatia, por më shumë i Bonucci që zgjati këmbën për të kapur topin dhe shpërqëndroi portierin e Milan. Por sipas ekspertëve, mbrojtësi i Juventus ka qenë në pozicion të rregullt. Në pozicion të parregullt ishte Benatia, por ai nuk ndërhyn në zhvillimin e aksionit. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI