Flash

Donald Trump këtë radhë kapet me Michelle Obama: Kur iu rikthye dashuria për Hillary-n asaj?

Lapsi.al 22 October 2016
Donald Trump këtë radhë kapet me Michelle Obama: Kur iu rikthye

Pas darkës së bamirësisë, që pasoi debatin e tretë dhe final mes Donald Trump dhe Hillary Clinton, e ku përplasjet e ashpra u zëvendësuan nga batuta mes tyre, kandidati republikan u rikthye me shpejtësi në pozicionin e vet natyral dhe këtë herë viktimë e sulmeve të tij ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama.

Kandidati republikan akuzoi Obaman se po merret vetëm me fushatë në mbështetje të rivales së tij në zgjedhjet e 8 nëntorit. Ai tha gjithashtu se vetë Michelle në 2007 kishte deklaruar se Hillary Clinton ishte “e papërshtatshme edhe fizikisht” për Shtëpinë e Bardhë, frazë që nga stafi i fushatës së Barack Obamas në atë kohë është deklaruar se nuk i referohej Hillary-t.

“Duket se sa shumë ajo e pëlqen Hillaryn. Por a nuk ishte ajo që ka thënë për herë të parë që ‘nëse nuk je në gjendje që të kujdesesh për familjen tënde, s’mund të kujdesesh për Shtëpinë e Bardhë, apo vendin tënd?!”, deklaroi Trump gjatë një manifestimi me mbështetësit e tij në Karolinën e Veriut.

Ndërkohë, Clinton u ndal në Ohajo ku goditi kundërshtarin në lidhje me deklaratën që vendos në dyshim procesin zgjedhor amerikan.

“Ne e dimë mirë ndryshimin mes një demokracie dhe një diktature dhe tranzicioni paqësor i pushtetit është ajo që na dallon nga kjo e fundit. Por Donald Trump refuzoi të deklaronte se do të njohë dhe respektojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Me këtë qëndrim, ai është një kërcënim për demokracinë tonë”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI