Flash

Shiu i meteorëve, sonte është parashikim i Nostradamusit

Lapsi.al 21 October 2016
Shiu i meteorëve, sonte është parashikim i Nostradamusit

Sonte në mbrëmje qielli do të ndriçohet nga një shi meteorësh. Por si gjithnjë, kur ka një event qiellor kaq të bukur, ata që janë të pasionuar pas supersticioneve kanë gjithmonë diçka për të krijuar panik.

Shiu i meteorëve në fakt prodhohet nga kometa halley, që kalon pranë planetit tonë çdo 75 vjet.

 

Sipas “The Sun”, ne nuk do të jemi në gjendje ta shohim kometën, por do të dallojmë fragmente të bishtit teksa prek atmosferën e tokës, duke shkaktuar yje që bien nga qielli.

 

Por nëse dëgjoni profecitë e Nostradamus, mund të ndryshoni mendim.

 

Nostradamus shkruajti: “Një zjarr do të bjerë nga qielli që do të shfaqet në disa shtete dhe do të djegë pallate, zjarri do të jetë i madh”.

 

Në fakt, ai tha se kjo profeci do të ndodhte në 1607 – ën dhe jemi të gjithë dëshmitarë që fatmirësisht i kemi shpëtuar atij viti.

 

Nga ana tjetër, parashikimet e Nostradamus nuk kanë qenë asnjëherë 100 për qind të sakta. Por kjo si ka ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të frikësohen, duke iu druajtur faktit se mund të ketë ngatërruar datën.

 

Edhe në të shkuarën kometa Halley ka ngjallur frikë tek njerëzit e madje edhe shkencëtarët, megjithatë parashikimet nuk kanë dalë, ndaj sonte shijoni yjet që bien nga qielli dhe flini të qetë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI