Flash

De Biasi për kritikat e Astrit Hafizit: Ai dështoi me futbollistë të shkëlqyer

Lapsi.al 21 October 2016
De Biasi për kritikat e Astrit Hafizit: Ai dështoi me futbollistë

Trajneri i kombetares Xhani De Biasi u ka kthyer përgjigje kritikave të ish-trajnerit të kombëtaresë Astrit Hafizi. Ai thotë se prej kohësh Hafizi është kritik dhe se nuk ka thënë asnjë fjalë të mirë edhe në evropian kur Shqipëria bëri një paraqitje të mirë.    

“Mendoj se, prej disa kohësh, ish-trajneri Hafizi ka një sjellje aspak pozitive ndaj Kombëtares, sepse është i gatshëm të kritikojë sapo i krijohet mundësia. E bëri këtë edhe gjatë Europianit, megjithëse opinioni ndërkombëtar ka lëvduar lojën e skuadrës sonë. Besoj se e kuptoj motivin e kësaj sjelljeje pasi, në fund të fundit, ai nën drejtimin e Kombëtares, megjithëse ka pasur në dispozicion një grup me futbollistë të shkëlqyer, ka marrë rezultate të dobëta.

Besoj gjithashtu se kundër Maqedonisë djemtë arritën të fitonin një ndeshje me dy fytyra, sepse pas një pjese të parë të mirë, në të dytën ua dhuruam kundërshtarëve barazimin dhe, më pas, humbëm qetësinë. Ditën tjetër, me vetëm 15 minuta lojë në dispozicion, ne shënuam gol dhe morëm tri pikët që dëshironim. Nëse ai kërkon të na ndihmojë në punën tonë, mjafton të shohë statistikat e UEFA-s” – ishte përgjigjja e De Biasit. 

Të këshilluara

Më në fund fiton Inter (VIDEO)

Inter ka fituar në përballjen me Southampton. “Ziklatrit” kanë vuajtur shumë deri sa kanë gjetur golin e epërsisë...

20:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI