Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Strakosha me kontratë të re te Lazio

Lapsi.al 20 October 2016
Strakosha me kontratë të re te Lazio

Portierit shqiptar Thomas Strakosha i mjaftuan tre ndeshje si titullar në radhët e Lazios për të treguar potencialin e tij.

 

Gardiani i kombëtares shqiptare të 21-vjeçarve pas paraqitjes fantastike ndaj Udinese-s dhe Empoli-t duke e mbajtur portën të paprekur, si edhe ndaj Milan-it, ndonëse skuadra u mposht ka bindur drejtorin sportiv Igli Tare por edhe presidentin Claudio Lotito ti ofrojnë një kontratë të re.

 

Sipas asaj që raporton media pranë klubit “Lalaziosiamonoi.it” pas rinovimit të mesfushorit Marco Parolo, drejtuesit po përgatisin një kontratë të re edhe për gardian shqiptar, që i përfundon në 2017.

 

Marrëveshja e re mes drejtuesve dhe Strakoshës do të jetë për pesë vite në vazhdim, çka dëshmon besimin që klubi ka ndaj portierit shqiptar.

 

Edhe pse është ende herët për të bërë parashikime, Strakosha shikohet si pasardhësi i Federico Marchetti-t që në shkurt mbush 34 vjeç.

 

Gjatë merkatos së verës, 21-vjeçari ishte drejt huazimit në Championship, te skuadra e Cardiff City por në fund drejtuesit vendosën ta mbajnë në skuadër për ti dhënë mundësin të tregoj vlerat që mbart. Dhe këtë shqiptari e bëri më së mirë, madje duke tërhequr edhe interesin e disa skuadrave të Serie A.

Të këshilluara

Gabimi i Hysajt që e la në stol

Napoli ka humbur ndeshjen e tretë rradhazi, mbrëmjen e djeshme sërish në shtëpi ndaj Beshiktashit për Champions, ndërkohë...

11:27

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI