Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Renditja e FIFA-s, kombëtarja zbret në vendin e 47

Lapsi.al 20 October 2016
Renditja e FIFA-s, kombëtarja zbret në vendin e 47

Kombëtarja shqiptare humbi 7 pozicione në renditjen e FIFA-s të muajit tetor. Skuadra kuqezi e sheh tashmë veten në vendin e 47 në këtë klasifikim, në kuotën e 619 pikëve.

 

Humbja me Spanjën për eliminatoret e Botërorit 2018 duket se ka ndikuar ndjeshëm në humbjen e këtyre pozicioneve, edhe pse më parë kombëtarja shqiptare kishte fituar me Lihtenshtejnin. Përsa u përket skuadrave të tjera në grupin tonë kualifikues, Spanja është pikërisht ajo që ka renditjen më të mirë, pasi është në vendin e 10. Italia edhe këtë radhë qëndron në vendin e 13, ndërsa Izraeli ka fituar 19 vende, për t'u pozicionuar i 79. Maqedonia zbriti 9 shkallë në renditjen e FIFA-s dhe e sheh veten në vendin e 155.

 

Ka fituar pozicione përfaqësuesja e Kosovës edhe pse humbi ndaj Kroacisë dhe Ukrainës. Skuadra e Albert Bunjakut për këtë muaj është e 164 me 135 pikë, 4 shkallë më sipër në krahasim me renditjen e muajit të mëparshëm.

 

Përsa u përket vendeve të para, Argjentina vazhdon të jetë në krye të renditjes, pavarësisht rezultateve jo të mira të saj në ndeshjet e fundit. Në vendin e dytë është ngjitur Gjermania, e ndjekur nga Brazili që ka fituar një pozicion, ndërkohë që Belgjika zbret në vendin e katërt. Franca dhe Portugalia shkëmbejnë vendet mes tyre. Transalpinët ngjiten në vendin e 7 në klasifikimin e këtij muaji të FIFA-s, ndërsa Portugalia zbret në vendin e 8./Tch

 

Të këshilluara

Gabimi i Hysajt që e la në stol

Napoli ka humbur ndeshjen e tretë rradhazi, mbrëmjen e djeshme sërish në shtëpi ndaj Beshiktashit për Champions, ndërkohë...

11:27

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI