Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Gabimi i Hysajt që e la në stol

Lapsi.al 20 October 2016
Gabimi i Hysajt që e la në stol

Napoli ka humbur ndeshjen e tretë rradhazi, mbrëmjen e djeshme sërish në shtëpi ndaj Beshiktashit për Champions, ndërkohë që i ka irrituar ndjeshëm edhe tifozët. Trajneri kishte bërë ndryshime në formacionin e minutës së parë dhe njëri prej atyre që nuk u përzgjodh si titular ishte mbrojtësi ynë Elsaid Hysaj, duke preferuar në vendin e tij veteranin Maxho. Të thuash që ishte një zgjedhje për hir të kampionatit ndoshta është pak e ekzagjeruar, qoftë edhe për faktin se kundër turqëve ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe me një rezultat pozitiv mund t’i siguronte napoletanëve kualifikimin që në ndeshjet e para të fazës së grupeve. Ekipi i Hysajt vinte në këtë përballje me 6 pikë të grumbulluara në po aq ndeshje të luajtura, ndërkohë që ky 90 minutësh mund të shërbente edhe për sheshimin e kontraditave me tifozët, të cilët nuk i kanë kursyer vërshëllimat drejt beniaminëve të tyre, madje as fyerjet ndaj presidentit De Laurentis.

Ndërsa futbollistin shkodran, pas rinovimit me një pagë spektakolare, ndoshta e ka penalizuar një nga golat e Edin Xhekos në ndeshjen e fundit ndaj Romës, të cilin nuk mundi ta ndalojë. Duke iu referuar atij rasti edhe shtypi italian përdori një gjyhë të hidhur, duke e vlerësuar sulmuesin boshnjak edhe për faktin që shënoi me kokë, me një kundërshtarë mbi shpinë. Ky ishte Hysaj, i cili nuk i ka peshuar shumë Xhekos, por për ta parë përsëri në fushë me fanelën e Napolit, ndoshta duhet të presim edhe tri ditë, kur do të luhet ndeshja e rradhës në Seria A, ajo në transfertën e Krotones së vendit të fundit./sfidanti/

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI