Flash

Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë

Lapsi.al 18 October 2016
Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë

Mërgim Mavraj vijon të konfirmojë formën optimale që po kalon në kampionatin gjerman. Revista e njohur “Kicker” në versionin online e ka përfshirë mbrojtësin e kombëtares shqiptare në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë, teksa me ndihmën e 31 vjeçarit kuqezi aktualisht Këlni mban vendin e dytë.

Mërgim Mavraj e ka përmbushur plotësisht shprehjen, të kthehesh më i fortë se më parë. Dëmtimi i pësuar vitin e shkuar që e la jashtë pothuajse për të gjtihë sezonin tashmë është hedhur pas krahëve dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare po vërteton se për momentin është një ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin gjerman.

31 vjeçari u tregua edhe një herë i pagabueshëm në takimin e kësaj jave ku Kolni mposhti 2-1 Ingolstadin. Një fitore e cila i mundësoi ngjitjen në vendin e dytë skuadrës së drejtuar nga Peter Stroger.

Paraqitja mjaft e mirë e Mavrajt ka marrë edhe vëmëndjen e mediave gjermane dhe revista e njohur “Kicker” në versionin online e ka rreshtuar futbollistin kuqezi në formacionin më të mirë të javës së 7-të në Bundesligë.

Në fakt mbrojtësi që nga fillimi i këtij edicioni ka shfaqur një formë të admirueshme, ç’ka e ka treguar edhe në ndeshjet e skuadrës kombëtare, ku gabimet personale të tij kanë qënë të pakta.

Ndërkohë që në skuadrën e javës në Gjermani ishin përfshirë edhe 3 lojtarë të tjerë të Kolnit, mbrojtësi i majtë Hector, mesfushori Risse dhe sulmuesi Modeste.

Ndërsa ditën e djeshme e përditshmja zvicerane “Blick” e cilësoi Taulant Xhakën si një ndër lojtarët më të evindetuar të javës duke e vendosur në formacionin më të mirë./ora news

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI