Flash

Mafia ofertë Maksi Lopez: Po të duash ia thyejmë këmbët Ikardit

Lapsi.al 18 October 2016
Mafia ofertë Maksi Lopez: Po të duash ia thyejmë këmbët

Çifti i Interit, Mauro Ikardi dhe Uanda Nara janë vënë kohët e fundit në qendër të polemikave në Itali. Polemikat më shumta i ka shkaktuar shpesh bjondia argjentinase që kohë më, parë ka qenë e martuar me sulmuesin Maksi Lopez. Tashmë në lojë është futur edhe mafia.

Gazetari Karlos Monti ka ngritur një valë polemikash me afirmimin e tij se, mafia siçiliane u ofrua për të dhunuar dhe për të shantazhuar Mauro Ikardin, si hakmarrje për tradhtinë ndaj Lopez.

Në programin “Bien Arriba” në “Radio 10”, gazetari Karlos Monti tha se disa mafiozë u ofruan për të goditur Ikardin, por Maksi Lopez refuzoi të bëhej pjesë e ngjarjes kriminale. Grupi mafioz, sidoqoftë, la kontaktet në makinën e sulmuesit argjentinas, por fatmirësisht çështja mbeti aty.

Mauro Ikardi mbetet jashtë kombëtares së Argjentinës, pikërisht pas sjelljes aspak morale ndaj një kolegu. Së fundmi flitet se veton e tij e ka vënë edhe Lionel Messi për të mos e pasur Icardin në kombëtaren argjentinase.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI