Flash

Dielli do të fiket! Keni vetëm 10 muaj kohë!

Lapsi.al 18 October 2016
Dielli do të fiket! Keni vetëm 10 muaj kohë!

Mos thoni që nuk ju paralajmëruam: Më 21 Gusht 2017, për herë të parë në 99 vjet, një eklips i plotë diellor do të jetë i dukshëm nëpër gjithë Amerikën. Miliona njerëz do të mund shijojnë një spektakël që konsiderohet si i papërshkrueshëm, i paharrueshëm etj.

Dielli do të zhduket për rreth 2 minuta e gjysmë, duke nisur në orën 10:15 të paradites, me orën lokale, në Oregon. Ky fenomen qiellor do të lëvizë drejt lindjes, për të përfunduar rreth një orë e gjysmë më vonë në Karolinën e Jugut.

Gjatë kësaj kohe, ky eklips do të mund të shihet në shumë vende të ndryshme të Amerikës.

Siç shkruan Washington Post, hera e fundit që një eklips i plotë diellor ishte i dukshëm nga një cep në tjetrin, ishte më 9 Qershor 1918 dhe ngjarja pushtoi faqet e para të gazetave në mbarë botën.

Ekspertët këshillojnë këdo që ka mundësinë që të mos e lerë këtë rast dhe të planifikojë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është shans që vjen vetëm një herë në jetë./tv klan/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI