Flash

Turqia paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore

Lapsi.al 17 October 2016
Turqia paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore

“Lufta siriane është duke e rrokullisur me shpejtësi botën drejt një konflikti të armatosur global, ku Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do ta gjejnë veten përballë njëra-tjetrës shumë shpejt nëse nuk gjendet një zgjidhje e përbashkët”.

Ky është paralajmërimi i mbërritur nga Turqia, një vend i përfshirë vetë drejtpërdrejtë në luftën siriane me bombardime dhe ndërhyrje të shpeshta në terren në zonat në Veri dhe Veri-Perëndim të Sirisë.

“Nëse kjo lojë tërhiq e mos e këput vazhdon, më lejoni që të jem i drejtpërdrejtë, do të mbërrijmë në një pikë kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të jenë në luftë me njëra-tjetrën”, deklaroi para gazetarëve, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulus, raporton TCH.

Ndërkohë, bisedime të reja pritet të nisin në Zvicër mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në përpjekje për të arritur një armëpushim të ri në Siri.

Sekretari i Shtetit, John Kerry dhe homologu rus Sergei Lavrov aktualisht ndodhen në Lozanë, ku po zhvillojnë një takim me delegatë nga Turqia, Arabia Saudite, Irani dhe Katari.

Që nga rënia e armëpushimit afatshkurtër në shtator, Siria dhe aleatja e saj Rusia kanë rinisur bombardimet në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Alepo.

Grupet e bamirësisë kanë bërë vazhdimisht thirrje për një armëpushim 72-orësh për të mundësuar shpërndarjen e ndihmave, por zyrtarët kanë hedhur poshtë çdo kërkesë.

Ditën e premte agjencitë ruse të lajmeve cituan sekretarin Kerry të thoshte se nuk kishte ndonjë pritshmëri të madhe nga bisedimet. Nga ana tjetër, presidenti sirian Bashar al Assad është zotuar se do të vazhdojë “spastrimet” e qytetit të Alepos nga rebelët.

Ai deklaroi për një nga agjencitë ruse se, “fitorja në Alepo do të jetë një trampolinë për të çliruar të gjitha pjesët e tjera të vendit nga terroristët”.

Ndërkohë, mbi 370 persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimet në qytetin lindor, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, me bazë në Londër.

Shoqata deklaron se një numër i madh civilësh kanë vdekur gjithashtu nga sulmet e rebelëve në zonat e Alepos të kontrolluara nga trupat qeveritare.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI