Flash

Pamjet LIVE/ Nis beteja për çlirimin e Mosulit nga ISIS

Lapsi.al 17 October 2016
Pamjet LIVE/ Nis beteja për çlirimin e Mosulit nga ISIS

Ka nisur këtë të hënë një ofensiva për të rimarrë Mosulin, qyteti i dytë më i madh në Irak i pushtuar nga ISIS. Në këtë ofensivë janë përfshirë forcat qeveritare irakene, trupat peshmergë të mbështetur nga koalicioni i vendeve perëndimore. Lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi. Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në qershor të vitit 2014. Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zonë. Mosuli është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Irak.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI