Flash

“Gazzetta dello Sport”: “Super-Berisha” ndal Fiorentinën (VIDEO)

Lapsi.al 17 October 2016
“Gazzetta dello Sport”: “Super-Berisha” ndal

Mediat italiane e kanë vlerësuar maksimalisht prezantimin e portierit të kombvëtares shqiptare Etrit Berisha në ndeshjen e së dileës në Seria A mes skuadrës së tij Atalanta në fushën e Fiorentinës. Ndeshja përfundoi barazim dhe për mbajtjen e portës së paprekur pati një rol të madh edhe portieri shqiptar. Ai është vlerësuar me notën 6.5 nga vlerësimet më të mira te skuadra e tij ku vetëm mbrojtësi Toloi ka notën 7. Shqiptari nga Prishtina kja shpëtuar portën në disa goditje të sigurta duke bërë që “Gazzetta dello Sport” të japë vlerësime mjaft pozitive për të duke e etiketuar si “Super-Berisha”.

Pas ndeshjes, Etriti është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e tij dhe me pikën e fituar.

“U pa një Atalanta me dëshirë dhe vendosmëri të madhe. Mund të merrnim në shtëpi diçka më tepër, pasi krijuam shumë raste. Por edhe një pikë në këto momente është rezultat i mirë. Jemi shumë të kënaqur”, - u shpreh portieri shqiptar.

“Kemi luajtur kundër dy skuadrave me dy prej sulmeve më të mira në kampionat. E kemi nisur keq sezonin, por tani jemi në udhë të mbarë. Jam i lumtur që po mund ta ndihmoj ekipin. Trajneri dhe shokët e skuadrës kanë besim tek unë. Të gjithë bashkë po punojmë fort për të bërë diçka për së mbari”, - përfundoi prishtinasi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI