Flash

Dy futbollistët e Kombëtares gjermane i vënë flakën hotelit në Shqipëri…

Lapsi.al 15 October 2016
Dy futbollistët e Kombëtares gjermane i vënë flakën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me dy futbollistë të Kombëtares gjermane, që mund të shkaktonin një tragjedi.

italy Janelt, 18 vjeç dhe Idrissa Toure, 19 vjeç, që ndodheshin në Shqipëri me Kombëtaren U19 të Gjermanisë, e cila do të ndeshej me Shqipërinë, i kanë vënë flakën hotelit ku po qendronin.

Ata kishin konsumuar hashash me nargjile dhe kishin harruar lullën ndezur, teksa ishin larguar nga dhoma për stërvitje.

Për fat, zjarri është vënë re nga një punonjës i hotelit, i cili ka shmangur një ngjarje të rëndë.

Ata e kanë mohuar këtë gjë dhe ua kanë hedhur fajin dy shokëve të tjerë të ekipit.

Por, kjo nuk i ka shpëtuar nga ndëshkimi.

Dy të rinjtë janë përzënë nga Kombëtarja me shpenzimet e tyre.

Për më tepër ata janë gjobitur 10 mijë euro.

Futbollistët janë ndëshkuar edhe nga ekipi i tyre, Leipzig.

Ata janë përzënë nga hoteli i ekipit dhe duhet të gjejnë një shtëpi, do të stërviten më vete për një afat të pacaktuar dhe do të punojnë part-time në një azil pleqsh./tema

Të këshilluara

Armando Duka kundër Shakohoxhës

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka thënë se nuk i pëlqen aspak komentatorin i Super Sportit, Dritan Shakoh...

12:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI