Flash

I masakroi veshin, “ylli” i Spanjës mesazh Lenjanit

Lapsi.al 14 October 2016
I masakroi veshin, “ylli” i Spanjës mesazh Lenjanit

Gjatë ndeshjes me Spanjën, Ermir Lenjani pësoi një çarje në vesh. Në minutën e 45-të të takimit, pas një dyluftimi për top me Thiago Alcantaran, spanjolli e goditi me bërryl në vesh lojtarin shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda. Veshi i Lenjanit u ça, ndaj ai u detyrua të bënte menjëherë një operim.

Pas këtij lëndimi të tmerrshëm, Ermiri do të mbetet 15 ditë jashtë fushave të blerta.

Megjithatë, është për t’u vlerësuar gjesti i mesfushorit të Bayern Munich, i cili është ndjerë fajtor dhe i ka dërguar një mesazh yllit të Kombëtares Shqiptare.

Spanjolli i ka dërguar një mesazh ku i uron shërim të shpejtë mesfushorit shqiptar nga Kamenica në rrjetin social ‘Instagram’.

“Përshëndetje Ermir. Të kërkoj ndjesë për goditjen që të bëra aksidentalisht. Të lutem pranoje ndjesën time dhe të uroj shërim të shpejtë. Nëse të duhet dicka thjesht më thuaj. Gjithë të mirat. Thiago Alcantara”,- shkruan ylli i Spanjës.

Lenjani pritet t’i rikthehet fushës pas 15 ditëve, ndërsa ai do të jetë gati për Shqipërinë në ndeshje ndaj Izraelit.

Të këshilluara

Zemra e “artë” e Admir Mehmedit

Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptaro-maqedonas që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe ...

13:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI