Flash

Duka e pranon: Kaçe është i mërzitur me De Biasin

Lapsi.al 14 October 2016
Duka e pranon: Kaçe është i mërzitur me De Biasin

Armand Duka ka qenë i sinqertë në lidhje me çështjen “Ergys Kaçe”. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se nuk do të vijë në Kombëtare deri sa të jetë trajner De Biasi.

“Ka diçka të vërtetë. Nuk është gjithçka e pavërtetë në atë që është raportuar. Media, ndoshta edhe për faktin që ka pak aktivitete, lajmin e nxjerr vetëm nëpërmjet këtyre futbollistëve. Megjithatë, është e vërtetë. Nuk besoj se ka një futbollist në botë, nuk ka asnjë sipas meje që të presë me kënaqësi atë vendim të trajnerit për të qëndruar në tribunë. Sidomos në Kombëtare, ku futbollisti vjen për të luajtur dhe për të treguar talentin. Një nga këto është edhe Kaçe, që është talent i madh. Ia kam thënë Ergysit edhe De Biasit. Gjithsesi, trajnerë të ndryshëm, duan lojtarë të ndryshëm. De Biasi nuk e ka preferuar shumë atë lojtar, por nuk mund të them që ka pasur konflikt. Trajneri e ka thirrur për ta sqaruar teknikisht pse duhet të ishte në tribunë. Ai është lojtar shumë i mirë. Një kualitet shumë i mirë dhe jam i bindur që do ta ndihmojë Kombëtaren në të ardhmen”, - deklaroi Duka. 

Të këshilluara

Armando Duka kundër Shakohoxhës

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka thënë se nuk i pëlqen aspak komentatorin i Super Sportit, Dritan Shakoh...

12:37

Zemra e “artë” e Admir Mehmedit

Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptaro-maqedonas që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe ...

13:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI