Flash

Zemra e “artë” e Admir Mehmedit

Lapsi.al 13 October 2016
Zemra e “artë” e Admir Mehmedit

Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptaro-maqedonas që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe një zemër të “artë”.

 

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja zvicerane “Blick”, Mehmedi ka vendosur të ndërtojë një shtëpi për t'ia dhuruar një familjeje të varfër në Padalisht, një qytet i vogël ku ka jetuar babai i tij deri në vitin 1983.

 

Sipas “Blick”, Mehmedi, nëpërmjet babait të tij njohu familjen Mustafi, që ishte në vështirësi të mëdha ekonomike. Familja përbëhej nga 6 persona që jetonin në një dhomë për të fjetur në 2 krevatë, ndërkohë që banesa nuk kishte as kuzhinë e as banjë.

 

Një situatë kjo që shtyu Mehmedin të marrë vetë iniciativën dhe të financojë ndërtimin e një banese për këtë familje. Investim, shifrën e të cilit Mehmedi ka preferuar të mos e tregojë./tch

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI