Flash

Tifozët e Kosovës kërkojnë gjobitjen e Shakohoxhës

Lapsi.al 13 October 2016
Tifozët e Kosovës kërkojnë gjobitjen e Shakohoxhës

Disa deklarata të gazetarit dhe komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha në emisionin “Opinion” rreth Kosovës, flamurit dhe tifozëve të saj nuk janë pritur mirë në anën tjetër të kufirit. Tifozët e Kosovës të grupit “Dardanët” kanë shkuar edhe më tej duke dalë me një deklaratë ku kërkohet ndëshkimi i Shakos nga punëdhënsit e tij të Digitalb. Shakohoxha tha në emision se ky grupim ndryshoi logon e tij pas njohjes së Kosovës nga FIFA dhe UEFA. “Në fillim logoja e tyre ishte kuqezi, tani është verdheblu. Kjo është qesharake.”- tha Shakohoxha duke nxitur reagimin e tyre.    

“...ne jemi thellësisht të indinjuar me paraqitjen publike të të punësuarit tuaj Dritan Shakohoxha. Ai në emisonin Opinion të televizionit nacional Klan shfryu një grumbull fyerjesh, ofendimesh, insinuatash e gënjeshtrash në drejtim të grupit të tifozëve Dardanët, fytyrave më eminente të futbollit kosovarë (përfshi këtu edhe legjendën e futbollit kosovarë dhe aktualisht kryetarin e FFK-së, z. Fadil Vokrri), qytetarëve, simboleve  dhe vet shtetit të Kosovës.

Paraqitja e tij destruktive, agresive dhe shumë joparimore ka lënduar ndjenjat e mijëra tifozëve dhe qytetarëve të Kosovës, shikues dhe abonues të platformës televizive që ju udhëhiqni. Ai, pa fije skrupulli përqeshi simbolet e tifozëve dhe shtetit të Kosovës. Për më tepër, ai me një qëndrim prej rrugaqi dhe me argumente prej injoranti vuri në pikëpytje nevojën për ekzistencën e kombëtares së Kosovës tashmë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Të njejtat qëndrime me Dritan Shakohoxhën i kemi dëgjuar vetam nga Federata e Futbollit të Serbisë dhe nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

Shprehja publike e qëndrimeve të tilla, nga një punonjës i kompanisë suaj prestigjioze dhe suportuese mediale e kombëtares së Kosovës, në kohën kur po pritet shqyrtimi i padisë së Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit, në rastin më të mire është budallallëk e në më të keqin janë deklarata qëllimkqija dhe potencialisht të rrezikshme e të dëmshme” –thuhet ndër të tjera për gazetarin Dritan Shakohoxha në deklaratën e “Dardanëve” .

“Dardanët” thonë se kanë qenë dhe do te jenë gjithmonë përkrahës edhe të kombëtares së Shqipërisë. Sipas tyre deklaratat e gazetarit shqiptar janë përçarëse dhe dashakeqe, e sidomos kur vijnë nga një komentator futbolli. Në fund ata kërkojnë që Shakohoxha të ndëshkohet dhe ai vetë të kërkojë falje publikisht për deklaratat e bëra. /lapsi.al/

Të këshilluara

Zemra e “artë” e Admir Mehmedit

Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptaro-maqedonas që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe ...

13:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI