Flash

Sherr në ndeshjen e paqes, Maradona përplaset me Veron (VIDEO)

Lapsi.al 13 October 2016
Sherr në ndeshjen e paqes, Maradona përplaset me Veron (VIDEO)

Roma u bë arena e një ndeshjeje miqësore e organizuar nga Papa Françesku. E cilësuar si sfida për Paqën, në këtë përballje morën pjesë disa prej emrave më të njohur në historinë e futbollit botëror që ishin ndarë në dy skuadra; Ekipi Blu dhe Ekipi i Bardhë, sfide kjo e përfunduar 4-3 për Blutë. Mes emrave që ishin të pranishëm në ndeshjen për Paqën spikasnin ata të Maradona-s, Ronaldinho-s, Zambrotta-s, Totti-t apo dhe Juan Sebastian Veron.

 

Megjithatë jo gjithçka shkoi qetësisht në këtë ndeshje dhe kjo për shkak të Diego Armando Maradona-s dhe Veron. Në fundin e pjesës së parë dy argjentinasit u përfshinë në një debat të ashpër ku nuk munguan fyerjet, ndërsa ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

 

Për sa i përket kronikës së ndeshjes golat për Ekipin Blu u shënuan nga Di Natale, Totti, Burdisso dhe Cavenaghi, ndërsa autorët e golave për skuadrën e Bardhë ishin Kanoute, Bojan Krkic dhe Hernan Crespo./tch

Të këshilluara

Zemra e “artë” e Admir Mehmedit

Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptaro-maqedonas që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe ...

13:02

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI