Flash

Rrëfimi i një prej viktimave seksuale: Trump si oktapod, duart më futeshin ngado…

Lapsi.al 13 October 2016
Rrëfimi i një prej viktimave seksuale: Trump si oktapod, duart më

Disa gra kanë akuzuar kandidatin republikan për president të SHBAsë, Donald Trump, për sulme seksuale.

Gazeta New York Times ka publikuar një raport që citon Jessica Leeds, nga Nju Jorku, duke thënë se Trump i ka prekur gjinjtë dhe ka bërë përpjekje t’ia fusë dorën nën fund.

Jessica Leeds, tani 74 vjec, nga Manhattan, tha se ajo kishte qenë e ulur ngjitur me Trump në një kabinë të klasit të parë të një fluturim për në Nju Jork, kur ai zgjati duart dhe filloi të prekte. Ajo ishte 38

vjeç në atë kohë.

“Trumpi ishte si një oktapod … duart e tij më futesh kudo – tha ajo – Ishte një sulm seksual”­ ka thene ajo. Leeds ka thënë se rasti ka ndodhur në një fluturim, rreth 30 vjet më parë.

Një tjetër grua, Rachel Crooks nga Ohajo, i ka thënë gazetës se Trump e ka puthur në buzë përkundër dëshirës, në kompleksin Trump Towers në Nju Jork, më 2005.

Në anën tjetër, gazetarja e revistës People ka publikuar një artikull për një incident të vitit 2005, duke thënë se Trump e ka mbështetur për mur dhe se i “ka futur gjuhën në fyt”.

Fushata e Trumpit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet. Ato vijnë pak ditë pas daljes në publik të një videoje nga vitit 2005, ku Trump bën komente vulgare për gratë. Trump ka kërkuar falje për këtë incizim.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI