Flash

Trajneri i Kosovës i sigurt: Kualifikohemi në Kampionatin Europian 2020

Lapsi.al 12 October 2016
Trajneri i Kosovës i sigurt: Kualifikohemi në Kampionatin Europian

Albert Bunjaki është shumë optimist se do ta kualifikojë Kosovën në “Evropianin 2020”.

 

Për ta arritur këtë, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës kërkon durim dhe premton punë të madhe.

 

“Në kualifikimet për Botëror do të mundohemi të piqemi dhe të bëjmë përvojë. Ndërkohë, të marrim sa më shumë pikë pasi jam i bindur se në fund do të jemi në një pozitë më të mirë në renditjen botërore. E objektiv yni është Evropiani. Jam i sigurt 100 për qind se do të kualifikohemi në ‘Evropianin 2020’”, insiston Bunjaki, i cili thotë se ka parë elemente dhe aspekte shumë pozitive nga ekipi i tij në tri ndeshjet e para, bile më shumë se që priste.

 

Ai tregon se ka marrë komplimente nga trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, pas ndeshjes, i cili i kishte thënë se e keni një skuadër të re, potenciale dhe shumë më të mirë se që kishte menduar legjenda ukrainase, shkruan sot gazeta zëri.

 

Bunjaki insiston se Kosova ka të ardhme të ndritshme, por që djelmoshat duhet lënë të punojnë në qetësi dhe të evitohen kritikat e ngutshme dhe pa vend.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI