Flash

Flet Ergys Kaçe: E vërteta e largimit tim nga kombëtarja

Lapsi.al 11 October 2016

Lojtari i kombëtares së futbollit Ergys Kaçe ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media për largimin e lij nga Shqipëria për shkak të mosaktivizimit.

Me një komente në rrjetet sociale Kaçe e thotë që në fillim se lajmi është i pavërtetë.  

“Pershendetje te gjithe ndjekesve te mi...

Dua te pergenjeshtroj nje lajm te nxjerre nga mediat per largimin tim nga Kombetarja Shqiptare si shkak mosperputhje me tranjerin tone Gianni De Biazi...

Ky lajm nuk eshte aspak i vertet !

Une nuk do te largohesha kurre nga Kombetarja Shqiptare per asnje lloj arsyeje.

Une ne Kombetaren Shqiptare kam ardhur me nje deshire te plote dhe kurrsesi s’do te doja largimin nga Kombetarja ime.

Per ekipin tone Kombetar kam ndenjur dhe ne stol,dhe ne tribune por dhe ne Formacion,dhe kam respektuar gjithmone zgjedhjet e trajnerit.

Shqiperia ose Kombetarja Shqiptare eshte prejardhja ime, eshte Atdheu im pavarsisht, se une jam rritur ne nje shtet tjeter,nuk e kam mohuar kurre Atdheun tim dhe Jam shume Krenar qe jam Shqiptar.

Theksoj per ''Lajmet Fallco'' dhe te paverteta qe une si Ergys Kace jam i lumtur ne cdo moment kur KOMBI im fiton pavarsisht a jam ne stol,ne tribune, apo ne formacion.#ShqiperiaMbiTeGjitha

Me Respekt Ergys Kace”- ,mbyllet komenti i lojtarit.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI