Flash

Tension te Shqipëria/ Kaçe: Nuk po e kuptoj më De Biasin

Lapsi.al 10 October 2016
Tension te Shqipëria/ Kaçe: Nuk po e kuptoj më De Biasin

Përpara ndeshjes me Spanjën është mësuar një vendim i çuditshëm i trajnerit De Biazi. Në përballjen me iberikët, trajneri De Biasi la në tribunë Ergys Kaçen dhe Liridon Latifin. Për shkak se ai kishte thirrur 25 lojtarë për 2 ndeshjet (Lihtenshtejnit dhe Spanjës) ishte i detyruar që 2 prej tyre t’i linte jashtë formacionit zyrtar. Në ndeshjen me Lihtenshtejnin mbetën jashtë Latifi dhe Memushaj. Ky i fundit kishte marrë një dëmtim. Ndërsa me Spanjën u la jashtë Kaçe i cili nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim. Mesfushori u ka thënë gazetarëve se ishte krejtësisht i paqartë për arsyen pse trajneri e ka bërë diçka të tillë. “Nuk e di arsyen. Atë e di vetëm trajneri. Nuk e kuptoj për këtë që bën. S’e di pse bëhet diçka e tillë. Nuk e di çfarë fshihet”, - deklaroi Kaçe. Edhe më herët ai ka shprehur pakënaqësi për lënien jashtë skuadrës nga De Biasi. 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI