Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Ironia e De Biasit: Nuk goditëm dot portën? As Spanja nuk mundi!

Lapsi.al 10 October 2016
Ironia e De Biasit: Nuk goditëm dot portën? As Spanja nuk mundi!

Trajneri i kombëtares Xhani De Biazi ka qenë mjaft i ngarkuar emocionalisht pas humbjes me Spanjën. Kanë qenë të mbushura me doza ironie deklaratat e tij pas ndeshjes në mikrofonin e TVSH.

“Nuk gjuajtëm ne? As ata nuk gjuajtën shumë në portë. Mendoj se në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë. Bëmë një gabim e na ndëshkuan. Kanë një skuadër që ka shumë cilësi në mbajtjen e topit, nuk është e lehtë t’i barazosh. Pastaj po të gjetën të zbuluar të godasin” – tha italiani.

I pyetur nëse kanë rezultuar të dështuara zgjedhjet në formacion ai tha se e kishte menduar ndryshe këtë takim.

“Ne nuk duhet të mbajmë topin, duhet ta luajmë shpejt se ndryshe të presojnë. Në futboll duhet të luash me shpejtësi. E kemi bërë më mirë punën në pjesën e dytë, por goli i pësuar na hoqi përgjegjësinë dhe u munduam të bënim diçka ndryshe. Sigurisht, të luash një ndeshje ndaj një skuadre të tillë nuk është e lehtë, e keqja është se e pësuam ne golin”- tha De Biasi.

A mund të bënim më shumë?

“Mund të bënim më shumë, por mendoj se u paraqitëm mirë në pjesën e parë, thuajse nuk i lamë asgjë kundërshtarit. Fatkeqësisht në pjesën e dytë kemi bërë këtë gabim. Pastaj  kur je në disavantazh ndaj tyre është problem. Ata kanë forcë mbrapa, shpejtësi. U munduam t’i kundërsulmonim në shpejtësi, por nuk ia dolëm” – e mbylli italiani që u largua pa thënë “Mirupafshim”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI