Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Marca: Spanja nuk do ta ketë të lehtë me Shqipërinë

Lapsi.al 9 October 2016
Marca: Spanja nuk do ta ketë të lehtë me Shqipërinë

 

“Shqipëria nuk është një skuadër e lehtë për t’u përballur dhe skuadra e Julen Lopetegui-t s’duhet të ulë përqendrimin në këtë fazë të parë të rrugëtimit për në Rusi”. Ky është paralajmërimi që i bën ekipit spanjoll gazeta sportive më e madhe në Spanjë, “Marca”.

“Pas fitores 2 – 1 me Maqedoninë në shtëpi dhe fitores 2 – 0 në Liechtenstein, djemtë e Gianni De Biasi besojnë në aftësitë e tyre kundër një Spanje që karakterizohet nga një dozë e fortë “rotacioni”, shkruan gazeta, e cila ndalet tek ndryshimet e shpeshta të skuadrës së Lopetegui.

“Mbrojtësit e qendrës jaën shtylla kurrizore e skuadrës dhe nuk do të preken, ndërsa mesfushorët do të zgjidhen pasi dëmtimet e Jordi Abla dhe Sergi Roberto e lënë trajnerin me pak mundësi, përveç Carvajal e Nacho. Në mesfushë, sipas skemës 4-3-3 Lopetegui do të ketë më shumë mundësi për të eksperimentuar. Thiago Alcantara pritet në mesfushë, ashtu si Lucas Vazquez që zëvendëson  Vitolo dhe Alvaro Morata që mund të zëvendësojë Diego Costa në sulm. David Silva, që po shkëlqen në Mancester Cyti –n e Pep Guardiola-s është i vetmi lojtar që nuk do të pushojë, duke parë rolin që ka luajtur në sulm që pas largimit të Vicente Del Bosque”, shkruan Marca për formacionin e mundshëm.

Gazeta i kujton trajnerit se ky është një test i rëndësishëm.

“Përballë një kundështari që nuk duket i vështirë vetëm nga emri, me pamjen e re, skuadra e Lopeteguit do të përballet me një test të vështirë që do të tregojë se sa i aftë do të jetë ai për të modifikuar skuadrën, stilin dhe për të përmirësuar rezultatet”. /Lapsi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI