Flash

Dritëro Agolli ndali homazhet për varrimin e Lagush Poradecit

Lapsi.al 9 October 2016
Dritëro Agolli ndali homazhet për varrimin e Lagush Poradecit

Vajza e shkrimtarit Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka kujtuar një moment të vështirë në jetën e saj, ditën kur ndërroi jetë i ati. Përveç dhimbjes për humbjen e babait, Marie Poradeci ka treguar sesi mbërriti në qytet Kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve në atë kohë, Dritëro Agolli. Jo vetëm nuk i kishte bërë një vizitë në shtëpi, por kur dikush e kishte pyetur nëse duheshin bërë homazhe për përcjelljen e poetit, Agolli ishte përgjigjur se ai duhej varrosur si njeri i zakonshëm.

STATUSI I PLOTË:

Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze.

Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec. Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës. Gjendja e babait shumë e rënduar.

Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij. Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar. Dikush guxoi dhe i tha: në qoftë se Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë: Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI