Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

“Mundo Deportivo”: Strategjia e De Biasit për të dielën

Lapsi.al 8 October 2016
“Mundo Deportivo”: Strategjia e De Biasit për të

Xhani De Biazi është një njohje e vjetër e spanjollëve, sepse më parë ka qenë trajneri i Levantes në kampionatin spanjoll. Gazeta e njohur katalanase “Mundo Deportivo” ka shkruar një analizë në lidhje me situatën që po kalon Shqipëria, duke i thurur elozhe trajnerit italian si liderin e këtij grupi futbollistësh që po mahnit Europën.

“Spanja do të përballet të dielën në Shkodër me Kombëtaren e Shqipërisë që ka fituar dy ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018. Ata janë liderët e grupit G. Në Lihtenshtejn patën edhe luksin për të lënë pushim lojtarët më të mirë të formacionit të tij, duke ruajtur forcat për Spanjën.

Shqiptarët nuk janë skuadër pa eksperiencë, pasi arritën të kualifikoheshin në Europian, edhe pse ishin në një grup shumë të vështirë. Edhe në Europian humbën kundër gjigantëve të shtëpisë dhe u hapën punë ekipeve të tjera. Në Shqipëri janë të vështirë për t’u mundur. Xhani De Biazi është lideri i tyre, pasi ka ndërtuar një skuadër të fortë në mbrojtje dhe të zgjuar në zbritjet e kundërsulmit.

Si për ironi të fatit, ai e rriti më shumë emrin dhe audiencën e tij edhe në Itali, duke qenë trajner i Shqipërisë. Shprehja e tij është e njëjta: Në Shqipëri na quajnë krenaria e Kombit dhe është kënaqësi të bësh të lumtur qytetarët. Nuk e thotë thjesht sa për sy e faqe, sepse ai ka bërë një tur me biçikletë dhe i ka parë nga afër bukuritë e vendit që po trajnon.

Shqipëria është shtëpia e tij e dytë dhe shteti në të cilin gjeti harmoninë dhe gjithçka për të punuar dhe për të arritur rezultatet pozitive. Për këtë arsye, ndeshja jonë në Shqipëri nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse kemi përballë një rival të fortë dhe të motivuar përpara tifozërisë së tij”, shkruan gazeta “Mundo Deportivo”./Panorama Sport

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI