Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Milan sjell Kupën e Kampioneve në Tiranë (FOTO)

Lapsi.al 8 October 2016
Milan sjell Kupën e Kampioneve në Tiranë (FOTO)

Kupa e Ligës së Kampioneve vjen edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për trofeun që Milani ngriti në vitin 2007 pasi mposhti 2-0 Liverpulin në finalen e luajtur në Athinë.

“Kupa me veshë të mëdhenj” u prezantua paraditen e sotme pranë sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet gjatë një organizimi ku u shpërndanë kartat e anëtarësimit të “Milan Club Albania”, dhe “Cuore Rossonero” për sezonin e ri.

Dhjetëra mbështetës të klubit kuqezi patën mundësi ta preknin e të bënin foto me kupën origjinale, një ndër shtatë të tillat që Milani mban në vitrinën e vet.

Përfaqësuesja e “Milan Club” në Itali, Nucia Malvestiti, shpjegoi se qëllimi i vizitës së saj është të regjistrojë sa më shumë tifozë të Milanit në vendin tonë. “Faleminderit për mikptritjen, një përshëndetje nga Italia, rrofshin kuqezinjtë! Unë jam tifozr kuqezi nga koka të këmbët. Për mua është një nder i madh që jam këtu, sepse në Shqipëri ka shumë tifozë të Milanit.

Doktor Galiani më lrjoi që të sillja në tokën tuaj trofeun e Champions-it të fituar nga fenomenët tanë në vitin 2007. Ky është trofeu autentik që ekzposohet në muzeun e Milanit bashkë me 6 simotrat. Jam shumë e emocionuar, sepse kam rastin t’ju paraqes trofeun autentik”, tha Malvestiti.

Championsi ne Tirane

1

11

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI