Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

De Biasi: Për Spanjën "do parkoj autobusin" te porta, madje pa rrota

Lapsi.al 8 October 2016
De Biasi: Për Spanjën "do parkoj autobusin" te porta, madje

Për të gjithë debutimi historik në finalet e Euro 2016 ishte një mrekulli. Por Xhani De Biazi nuk mendon për të shkuarën. Tekniku sheh përpara dhe mendon se skuadra e tij ka ende për të dhënë.

“E kemi arritur mrekullinë me pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, por tani pjesa më e vështirë është ta mbajmë në këmbë.  Megjithatë, unë jam i bindur se ky grup lojtarësh ka mundësi të japë shumë më tepër” – tha ai.

Deri tani De Biazi nuk mund të kërkojë më shumë. Shqipëria ka marrë dy fitore në po aq ndeshje të luajtura në Grupin G eliminator të Botërorit 2018. Në rrugën e kuqezinjve është Spanja, në letër një rival I pakalueshëm, por trajneri do të luajë shanset e tij.

“Unë besoj se futbolli nuk është vetëm numra, skemë dhe taktikë, por edhe ekuilibër duke marrë më të mirën nga karakteristikat dhe aftësitë e lojtarëve, duke marrë 101 për qind për prej tyre. Këtë do të synojmë edhe ndaj Spanjës, duke u përpjekur të shfrytëzojmë ato mundësi që do të na krijohen” – tha De Biasi.

Për të forcuar bindjen e tij, De Biazi sjell si shembull fitoren kundër Portugalisë në eliminatoret e shkuara.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë e ekipit tonë. E dimë që jemi të vegjël para kundërshtarit dhe diferencat janë shumë të mëdha. Gjithsesi, do bëjmë lojën tonë. Edhe me Portugalinë askush nuk na jepte ndonjë shans, por ndeshjen e fituam ne. Futbolli i tillë është” – u shpreh tekniku.

I pyetur nëse Shqipëria do të mendojë vetëm për mbrotjen, duke bërë atë që cilësohet si parkimi I autobusit përpara portës, De Biazi u përgjigj me batutë…

“Nuk e di nëse do të kemi autobus aq të madh për ta mbuluar portën. Nëse e bëjmë, do ta vëmë pa rrota, që të mos na hyjë topi poshtë” – bën shaka italiani.

Ndryshe nga Spanja, De Biazi preferoi të zhvillojë dy seanca stërvitore, të fundit në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri iu kthye sërish zgjedhjes së tij për të mos zbuluar asgjë nga formacioni. Gjithsesi, ai konfirmoi dyshimet e mëdha për Burim Kukelin, që rrezikon seriozisht të mungojë për shkak të dëmtimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI