Flash

Misteri që fshihet pas skandalit të "Panama papers"

Lapsi.al 7 October 2016
Misteri që fshihet pas skandalit të "Panama papers"

E përditshmja franceze “Le Monde” ka ndërtuar një skemë ku ilustrohet panorama e plotë e marrëdhënies së klientëve nga e gjithë bota me firmën panameze "Mosak Fonseka". Gjithçka nis me një klient të pasur që kërkon të paguajë sa më pak taksa.

Ai mund të hapë drejtpërdrejt një llogari bankare në një bankë zvicerane, por zbehja e vazhdueshme e sekretit bankar në Zvicër vitet e fundit, e bën këtë operacion financiar tepër të rrezikshëm.

 

Kësisoj, klienti i drejtohet avokatit të tij financiar, i cili e këshillon të krijojë një shoqëri offshore, në vende me sistem fiskal të dobët, apo inekzistent, apo siç quhen ndryshe “Parajsa Fiskale”.

 

Por vetë avokati kurrsesi nuk mund të merret personalisht me sigurimin e shoqërisë offshore, ndaj i drejtohet studios ligjore me bazë në Panama “Mosak Fonseka”.

 

Ajo merret me formalitetet administrative, zgjedh parajsën fiskale të përshtatshme për nevojat e klientit.

 

"Mosak Fonseka" krijon mjedisin e duhur tregtar që i mundëson klientit të fshehë lidhjet e tij me shoqërinë offshore, përmes atyre që quhen të emëruar, administratorë apo aksionerë fiktivë që firmosin kontrata të shumta pa bërë asnjë punë. Eksistenca e tyre është aq fiktive, sa të njëjtët persona mund të figurojnë në mijëra shoqëri njëherësh.

 

Nëse "Mosak Fonseka" e kryen mirë punë e saj, klienti pasurohet çdo ditë, por pa dalë asnjë herë në dritë. Nëse aktiviteti i shoqërive offshore është gjithmonë brenda kufijve ligjorë, atëherë ndërlikohet puna e autoriteteve financiare që merren me luftën kundër mashtrimit fiskal, larjes së parave dhe informalitetit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI