Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Italia përzë Pelenë nga kombetarja (VIDEO)

Lapsi.al 7 October 2016
Italia përzë Pelenë nga kombetarja (VIDEO)

Graciano Pele bëri një gafë të jashtëzakonshme dje në ndeshjen Itali-Spanjë, sepse duke dalë nga fusha pas zëvendësimit me Imobilen, u largua drejt stolit i nervozuar dhe nuk pranoi t’i jepte dorën trajnerit  Xhanpiero Ventura.

Ky i fundit e fali pas ndeshjes, por nuk e ka bërë një gjë të tillë Federata Italiane e Futbollit, që ka urdhëruar sulmuesin të kthehet në shtëpi.

Në komunikatën për shtyp të federatës vihet theksi te vlerat dhe respekti ndaj fanellës “axurre”, ndërsa Pele nuk ka treguar respekt ndaj trajnerit, kombëtares dhe tifozerisë, ndaj nuk do të jetë për ndeshjen e së dielës kundër Maqedonisë.

Menjëherë pas ndeshjes Pele e kuptoi gafën e tij dhe kërkoi falje, por nuk pati më vlerë dhe tani i duhet të kthehet para kohe në Kinë, ku merr 16 milionë euro në vit, shifër që ndoshta e ka bërë të mendojë se është tepër superior ndaj trajnerit të Italisë.

Edhe në Europian Pele shkëlqeu në fushë, por shkatërroi gjithçka me penalltinë e humbur kundër Gjermanisë, kur para se të gjuante përpiqej të provokonte portierin Manuel Nojer, duke i bërë me gjeste se do ta gjuante penalltinë “alla Panenka”./sportal.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI