Flash

Zbulohet formacioni i De Biasit kundër Lihtenshteinit

Lapsi.al 6 October 2016
Zbulohet formacioni i De Biasit kundër Lihtenshteinit

Xhani De Biazi ka vendosur që të përdorë një formacion sulmues në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit, duke ditur edhe presionin që ka kjo ndeshje për t’u fituar nga ana e Shqipërisë.

Prej futbollistëve që janë të padiskutueshëm nga minuta e parë në të dyja takimet, si në mbrëmjen e sotme, ashtu edhe kundër Spanjës, do jenë Etrit Berisha në portë, Elseid Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Mavraj me Gjimshitin në qendër. Ndërkohë, Naser Aliji do jetë në të majtë ndaj rivalëve të sotëm, duke bërë të mundur që Ansi Agolli të kursejë energjitë për sfidën e fundjavës, ndaj iberikëve.

Në mesfushë do jetë dyshja Kukeli-Abrashi, me Ledian Memushajn, Ergys Kaçen dhe Taulant Xhakën në stol. Ndërsa, para tyre do jetë një treshe ofensive, me Odise Roshin në të djathtë, Jahmir Hykën në qendër dhe Azdren Llullakun në të majtë. Ky i fundit, që aktivizohet në Rumani me ekipin e Gaz Metan, do numërojë edhe ndeshjen e parë me përfaqësuesen tonë, ndonëse ishte grumbulluar edhe në të shkuarën.

Të tre lojtarët e avancuar në mesfushë do jenë në mbështetje të shtatlartit Bekim Balaj, që ka treguar një formë të mirë në Rusi me Terek Groznin. Ai zuri vendin e Armando Sadikut në formacion, pasi ky i fundit pësoi një dëmtim dhe u detyrua të operohet.

Skuadra pritet të ushtrojë një presion të vazhdueshëm në sulm dhe për këtë arsye tekniku italian është munduar që të luajë me futbollistët që kanë formën më të mirë fizike. Ndërkohë, kundër Spanjës, ditën e diel, pritet që të ketë të tjera ndryshime, si në emra, ashtu edhe në modul./panorama-sport/

shqiperia rreshtimi

Të këshilluara

Operohet Armando Sadiku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka përfunduar me sukses operacionin me gjurin e majtë pas dëmtimi që pësoi në...

19:41

Edhe Xhaka jashtë kombëtares!

Edhe Taulant Xhaka mund të mos luajë të enjten mbrëma ndaj Lihtenshtajnit. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ësht...

11:17

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI