Flash

Viagra, përdhunimet dhe vrasjet: Thëniet më të çmendura të “Ndëshkuesit”

Lapsi.al 6 October 2016
Viagra, përdhunimet dhe vrasjet: Thëniet më të

Ai është një personazh kontrovers dhe nuk i lë gjë mangët Hitlerit.

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve, ka pak më shumë se 100 ditë në pushtet por ka bërë deklarata nga më absurdet.

Ai shokoi mabrë botën me fyerjen e tij ndaj Obamës, duke e quajtur “Bir bushtre” dhe tha se nëse e provokon, do ta “dërgoj në djall”.

Por ajo që ka shokuar më shumë janë vrasjet në Filipine.

Duterte ka premtuar se do të shfarrosë çdo përdorues apo shpërndarës droge, dhe realisht po e bën këtë.

Një tjetër deklaratë e fortë e tij ka qenë ajo për ngjashmërinë me Hitlerin.

“Ashtu si Hitleri me Holokaustin, unë do të shfarros 3 milionë drogaxhinj” tha ai.

Por duket se Duterte nuk i mendon gjatë gjërat që thotë.

Pasi sulmoi Obamën ai kërkoi falje duke kuptuar gabimin e bërë ndaj njeriut më të fuqishëm të botës dhe partnerit më të madh tregtar të Filipineve, Amerikën.

Të njëjtën gjë bëri edhe pas deklaratës lidhur me Hitlerin.

Ai kërkoi falje ndaj hebrenjve për mosrespektimin e tyre dhe fyerjen e të vdekurve.

Por sjellja e tij duket sikur është një lojë “tërhiq e mos këput”.

Ai vazhdimisht bën deklarata të forta dhe fyese, për t’u tërhequr më pas dhe shpesh duke kërkuar falje, megjithëse kur u vu president deklaroi se në jetën e tij nuk kishte kërkuar kurrë falje për gjërat që kishte bërë apo kishte thënë.

Më poshtë ju sjellim disa nga thëniet e tij më të çuditshme dhe absurde, që vështirë se mund të harrohen.

Duterte për Obamën: Duhet të më respektosj. Mos hidh pyetje kot. Nëse e bën, bir bushtre, do të shaj në mes të forumit.

Duterte për Obamën, sërish: Në vend të na ndihmonte në luftën me drogaxhinjtë, Departamenti i Shtetit na sulmoi i pari. Shko në djall Obama, shko në djall!

Duterte për një vajzë të përdhunuar: Më erdhi keq kur mora vesh se ajo u përdhunua. Por në fakt ishte shumë e bukur. Mendoj se kryabshkiaku (ai vetë) duhet ta kishte bërë i pari.

Duterte për Hitlerin: Hitleri masakroi 3 milionë çifutë. Në Filipine janë tre milionë drogaxhinj. Unë do jem i lumtur sikur t’i shfarros të gjithë!

Duterte për ndarjen nga gruaja: U ndava nga gruaja, por nuk jam impotent. Nuk e lë të më varet kollaj. Sa herë përdor viagra, ngrihet përpjetë!/ TemA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI