Flash

CNN: Kosova luan ndeshjen e parë në “shtëpi” (VIDEO)

Lapsi.al 6 October 2016
CNN: Kosova luan ndeshjen e parë në “shtëpi” (VIDEO)

Edhe një ndër mediet më të njohura botërore, CNN, ka shkruar për ndeshjen e parë që Kosova e zhvillon si vendëse, pavarësisht se luan në "Loro Boriçi"

Me një përshkrim të shkurtër për Kosovën e pranuar në UEFA e FIFA, në maj të këtij viti, televizioni prestigjioz, CNN, deklaron se shumë fëmijë kosovarë janë rritur me ëndrrën që të luajnë në ndeshje të tilla kualifikuese.

Prezantuesja rikujton se kjo ëndërr ishte e parealizueshme, për aq kohë sa UEFA e FIFA nuk e kishin pranuar vendin që të bëhet pjesë e tyre. Pavarësisht kësaj çështjeje, tashmë erdhi koha që Kosova të enjten do të luajë në shtëpi, për herë të parë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin, edhe pse ndeshja do të zhvillohet jashtë Kosovës.

Duke folur për CNN, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, deklaroi se është ndjenjë shumë emocionuese, që Kosova po merr pjesë tashmë në garat zyrtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera.

Gjatë raportit për Kosovën, CNN, kujtoi se Kosova fitoi "Medaljen e Artë Olimpike", në Brazil, ishte xhudistja, Majlinda Kelmendi, ajo që bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

Të këshilluara

Operohet Armando Sadiku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka përfunduar me sukses operacionin me gjurin e majtë pas dëmtimi që pësoi në...

19:41

Edhe Xhaka jashtë kombëtares!

Edhe Taulant Xhaka mund të mos luajë të enjten mbrëma ndaj Lihtenshtajnit. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ësht...

11:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI