Flash

VIDEO/ Tifozja shqiptare bën të qajë këngëtarin italian: Jam shtatzanë me ty!

Lapsi.al 5 October 2016
VIDEO/ Tifozja shqiptare bën të qajë këngëtarin

Irid Oxa, tifozja seksi e përfaqësueses shqiptare të futbollit, e cila mori famë përkrah Rike Rocit në Euro 2016, në të kaluarën ka pasur një histori intime me këngëtarin italian Moreno, fitues të emisionit “Amici”.

Këngëtari në fjalë njihet si një “Don Zhuan” dhe drejtuesit e emisionit satirik “Le Iene” kanë menduar t’i punojnë një rreng me kamera të fshehtë nëpërmjet bashkëpunimit të shqiptares.

Irid, e përgatitur nga “Le Iene”, i komunikoi Morenos se kishte mbetur shtatzënë nga historia që të dy kishin pasur së bashku. Ajo e telefonoi duke i dhënë lajmin e më pas i bëri një vizitë të papritur në orën 8 të mëngjesit duke e lajmëruar se do të kërkonte 25% të fitimeve nga karriera e tij.

Moreno filloi të qante duke kujtuar se Irid praktikisht po i bënte shantazh, ndërsa kaloi në një krizë të mirëfilltë nervash, duke arritur deri sa të villte nga nervozizmi, i ngacmuar vazhdimisht nga miqtë e tij.

Një histori mjaft komike për teleshikuesit, por shumë stresuese për Morenon, lehtësimi i të cilit dukej qartë në momentin kur i thanë se kishte qenë vetëm një rreng.

Të këshilluara

Operohet Armando Sadiku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka përfunduar me sukses operacionin me gjurin e majtë pas dëmtimi që pësoi në...

19:41

Edhe Xhaka jashtë kombëtares!

Edhe Taulant Xhaka mund të mos luajë të enjten mbrëma ndaj Lihtenshtajnit. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ësht...

11:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI