Flash

Shqiptarja.com paditet për shpifje të qëllimshme

Lapsi.al 3 October 2016
Shqiptarja.com paditet për shpifje të qëllimshme

Gazeta Shqiptarja.com është paditur për shpifje të qëllimshme në gjykatën e Tiranës. Padia është bërë në emër të "Free and Fair Media Group" ( Gazeta Shqiptarja.com), e cila është përfaqësuar në gjyq nga nga Drejtoresha e Përgjithëshme Znj. Alba Malltezi, bashkëshorte e Carlo Bollinos. Gazetës Shqiptarja.com i kërkohet të paguajë një dëm jo material nga Avni Koldashi, për shpifje të qëllimshme dhe mostërheqje të akuzave sipas kërkesës së paditësit Koldashi, në shumën 10.000 ( dhjetëmijë) Euro si dhe pasojat te tjera ligjore që parashikojnë ligjet përkatëse.  Çështja është regjistruar në gjykatën e Tiranës më 14.09.2016 dhe do të gjykohet nga gjyqtari Altin Shkurti. Seanca është parashikuar më 14.10.2016. Avni Koldashi ka qenë i akuzuar si një nga rrëmbyesit e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha. Pas një procesi të gjatë gjyqësor ai mori pafajësi nga Gjykata e Krimeve të Rënda.  Pak muaj para padisë, në një nga shkrimet e saj, Shqiptarja.com e quante Koldashin “rrëmbyesi i Remzi Hoxhës”, ndonëse ai kishte marrë pafajësinë në gjykatë. Ky nuk është rasti i parë kur Shqiptarja.com akuzohet për shpifje të qëllimshme, ndonëse jo në gjykatë.

Rasti më i fundit ishte ai i falsifikimit të firmës së Ben Blushit. Shqiptarja.com paraqiti një dokument për të thënë se Blushi kishte firmosur marrëveshjen me kompaninë Albanianbeg Ambient të Francesco Becchetti-t për të lejuar importin e plehrave në Shqipëri, në vitin 2004 kur ai ishte ministër i Pushtetit Vendor (lexo më poshtë në rubrikën lajme të Lapsi.al). Por firma, rezultoi e falsifikuar dhe lapsi.al botoi dokumentin zyrtar që mbante firmat e dy ministrave të tjerë të qeverisë Nano, Bashkim Fino dhe Ethem Ruka. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

"Feja meriton të mos respeketohet"

“Feja meriton të mos respeketohet pa frikë nga ana jonë. Vrasja e 12 vetëve nga ana e militantëve të Al-Kaedas është një shenjë e ndryshimit vdekjeprurës në zem...

17:29

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI