Flash

FOTO/ Kush ishte shqiptarja që ngrit flamurin amerikan në Tiranë 25 vjet më parë

Lapsi.al 3 October 2016
FOTO/ Kush ishte shqiptarja që ngrit flamurin amerikan në Tiranë

Ishte 2 tetor 1991. Pas 45 vitesh në Tiranë hapej Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fotot nga ky moment i 25 viteve më parë janë publikuar nga historiani Kastriot Dervishi. Sipas tij ceremonia e ngritjes së flamurit në ambasadën amerikane në Tiranë pas 45 vjetësh shënoi hapjen zyrtare të kësaj ambasade.

“Në foto duket i ngarkuari me punë i asaj kohe Kris Hill dhe zonja Adam, bashkëshortja e Loni Adamit i cili vdiq gjatë torturave në hetuesinë komuniste në vitin 1947. Zonja Adam ishte e vetmja që jetonte nga personat që patën marrë pjesë në uljen zyrtare të flamurit në vitin 1946” – shkruan Dervishi.

Këto ditë në Tiranë ka mbërritur diplomati Hill i cili është pritur me nderime nuga autoritetet më të larta shtetërore. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI